Twitter sjell enkriptimin fundor por nuk është ai që të gjithë prisnin

Kujtojmë se një prej avantazheve të përdoruesve të shërbimit me pagesë Twitter Blue është se ata janë të parët që provojnë funksionalitetet e reja të Twitter.

Twitter ka filluar të lançojë enkriptimin fundor për mesazhet direkte. Megjithatë debutimi i parë ka disa kufizime që do të tërheqë vëmendjen e përdoruesve të Twitter që shqetësohen rreth privatësisë.

Së pari mesazhet e enkriptuara janë të disponueshme vetëm për përdoruesit e Twitter Blue dhe organizatat e verifikuara. Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një debutim të kufizuar vetëm për përdoruesit e Twitter Blue dhe nëse do të ofrohet për të gjithë një ditë.

Kujtojmë se një prej avantazheve të përdoruesve të shërbimit me pagesë Twitter Blue është se ata janë të parët që provojnë funksionalitetet e reja të Twitter.

Së dyti funksionaliteti ka disa kufizime. Nuk ofrohet për mesazhet në grup e asnjë lloj përmbajtje tjetër me përjashtim të lidhjeve. Kompania gjithashtu nuk lejon raportimin e mesazheve të enkriptuara në mënyrë të drejtpërdrejtë por sugjeron raportimin e përdoruesve dhe llogarive.

Së treti niveli i enkriptimit duket më pak i sigurtë sesa ajo çfarë aplikacionet e tjera ofrojnë. Metadata nuk enkriptohen dhe Twitter thotë për momentin nuk ka mbrojtje për sulmet “man-in-the-middle.”

Inxhinieri i sigurisë së Twitter Christopher Stanley konfirmoi kufizimet dhe tha se po punonin për ta avancuar më tutje teknologjinë.