UEFA i jep lajmin gjigant Dritës

UEFA i ka dhënë një lajm fantastik Dritës.

Drita është ranguar nga UEFA si skuadra më e mirë në Kosovë.

Skuadra gjilanase është renditur në vendin e 372-të me 1,500 pikë të grumbulluar, përcjell “lajmi.net”.

Drita ka lënë pas vetes Prishtinën, që gjendet ne vendin e 402 me 1,250 pikë.

Në vendin e tretë vije Trepça ’89, që aktualisht mban pozitën e 447-të me 500 pikë.

Drita poashtu fitoi edhe çmimin e Federatës së Futbollit të Kosovës si skuadra më e mirë për këtë vit.