Gianluca Prestiani është pezulluar përkohësisht nga UEFA, ndërsa vijojnë hetimet lidhur me akuzat për racizëm ndaj Vinicius Junior.
Si pasojë e këtij vendimi, Prestiani nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid, shkruan Indeksonline
UEFA pritet të dalë me një vendim përfundimtar pas përfundimit të hetimeve, ndërsa çështja ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin sportiv.
Masnesër, skuadra e Real Madridit luan ndeshjen e kthimit ndaj Benficas në “Santiago Bernabeu”./








