UEFA zbulon formën e re të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katari 2022’

UEFA ka zbuluar sistemin e ri të Play Offit për kualifikimet për Kupën e Botës së vitit 2022.

Shtëpia më e madhe e futbollit është duke prezantuar sistemin e ri të kualifikimeve për Kupën e Botës së vitit 2022, për 55 kombëtaret e Evropës.

UEFA ka thënë se 55 kombëtaret e Evropës, të cilat do të luftojnë për 13 vendet e Kupës së Botës në Katar, do të ndahen në 10 grupe.

10 fituesit e grupeve do të kualifikohen drejtpërdrejt në Kupën e Botës, ndërsa vendet e dyta do të shkojnë në Play Off së bashku me dy kombëtare tjera që do të vijnë nga Liga e Kombeve 2020-2021, përcjell lajmi.net.

Ato 12 kombëtare do të ndahen në tri grupe, ku në secilin grup do të luhen gjysmëfinalet dhe finalet, për të zgjedhur tri skuadrat e fundit që do të kualifikohen në Kupën e Botës 2022.

Në kualifikimet për Kupën e Botës, ishin nëntë grupe, me fituesin që u kualifikuan drejtpërdrejt, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira luajtën Play Offin me dy ndeshje vajtje – ardhje.