Ballina Lajmet Kosovë Ultimatum institucioneve për hetim ndërkombëtar për rastin Dehari

Ultimatum institucioneve për hetim ndërkombëtar për rastin Dehari

Ish kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Astrit Dehari u vra në paraburgim. Ai ka akuzuar se pushteti e mbajti në paraburgim pa asnjë fakt.

Kurti ka folur për Deharin në superlativ, duke e konsideruar si një aktivist të vyeshëm.

“U bë një vit nga vdekja e Astrit. Astriti punoj shumë në Prishtinë, e ku do që ishte, për barazi drejtësi. Astriti nuk ishte thjesht aktivist, por edhe shtetas i Kosovës dhe student i mjekësisë. Ne kishim nevojë që ta kishim Astritin pran e që nesër do ta bëhej një mjek brilant. Patëm nevojën për punën modeste dhe energjike të Astritit. Astriti nuk na e mori sëmundja apo aksidenti, por na e mori drejtësia, e që luftonte për drejtësi”, ka thënë Kurti.

Kurti madje e ka quajtur Deharin dëshmor të Kosovës.

“Astriti para një viti u bë dëshmori më i ri i Kosovës. Astriti nuk ishte thjesht në burg, por i paraburgosur, as i dënuar. Në paraburgim Astriti ishte i pafajshëm”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se Deharin e vrau pushteti me padrejtësi.

Kurti u ka dhënë ultimatum institucioneve të vendit për zbardhjen e rastit të Dehari. Ai ka thënë deri më 5 shkurt të vitit të ardhshëm kanë ultimatum.

Vetëvendosje sot ka mbajtur një marsh protestues për 1 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.