United siguron finalen e FA Cup

Një takim i nisur mjaft keq nga të besuarit e Jose Mourinho që e panë vetën në disavantazh të një goli pas 11 minutash lojë. Ishte talenti anglez, Dele Alli që i shërbyer nga Eriksen e kishte të lehtë të mposhte De Gea.

Reagimi i “djajve” nuk vonoi shumë me Sanchez që vendosi baraspeshën pas 13 minutash. Pas një krosimi të Pogba, kiliani u tregua i saktë me kokë duke vendosur qetësinë në kampin e United.

Me pjesën e parë që u mbyllë në barazimin 1-1, në fraksionin e dytë, Herrera shfytëzoi një pasim të Lukaku për të mposhtur Lloris dhe për të kaluar në avantazh United. Një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund, pavarësisht tentativave të “Gjelave” për të vendosur baraspeshën.

Në finalen e FA Cup, United do të presë fituesin e çiftit Chelsea-Southampton, takim ky që zhvillohet nesër./Ora News