United vazhdon me barazime, lëshon pikë kundër Southamptonit

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Old Trafford” mes gjigandit anglez Manchester United dhe skuadrës së Southamptonit, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta.

Manchester United po vazhdon të kalojë nëpër një formë jo të mirë në Premier Ligën angleze, ku sot pas 90’ minutave lojë ka barazuar me rezultat 1:1 kundër Southamptonit, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli anglez Jadon Sancho, i cili shënoi gol në minutën e 21’ për ta kaluar Manchester United në epërsi prej 1:0.

Golin e fundit në këtë ndeshje, dhe të barazimit për Southamptonin e shënoi sulmuesi Che Adams në minutën e 48’.

Me pikët e reja, Manchester United ngjitet në vendin e pestë në tabelë, ku tani ka arkëtuar 40 pikë, krahas Southamptonit që zë vendin e 10 me gjithsej 29 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes mes United dhe Southampton është i barabartë 1:1.