Unitedi kalon tutje në Kupën FA

Goli i shënuar në minutën e 89-të nga mesfushori brazilian, Casemiro, i ka mjaftuar Manchester Unitedit që të fitojë në udhëtim te Nottingham Foresti.

Me fitoren 1:0 të mërkurën mbrëma, Unitedi ka avancuar në çerekfinale të Kupës FA.

Ai u asistua nga mesfushori portugez, Bruno Fernandes.

Manchester Unitedi në çerekfinale do të luajë kundër Liverpoolit në “Old Trafford”.