Vaji i rigoni kundër kollës

Rigoni është një bimë mjekësore që përdoret jo vetëm në kuzhinë, por edhe për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.
Këtu përfshihet kolla, e ftohura, problemet me tretjen dhe dhimbjet.

Si Të Përgatisni Vajin Esencial Të Rigonit

Merrni rigon të thatë dhe mbushni një filxhan çaji.
Rigonin duhet ta shtypni njësoj si hudhrën në mënyrë që ai të çlirojë vajrat e tij.
Mbushni një filxhan tjetër me vaj ulliri dhe ngroheni duke e vendosur brenda një tenxhereje me ujë të nxehtë.

Ngrohja e vajit përmirëson ndërthurjen e rigonit me vajin.

Pasi të keni ngrohur vajin, hidheni bashkë me rigonin në një kavanoz qelqi të pastër.
Përziejini mirë me një lugë druri dhe mbylleni kapakun.
Lëreni kavanozin në parvazin e një dritareje.
Kavanozi duhet të qëndrojë mbyllur minimalisht dy javë por gjatë kësaj kohe duhet ta tundni atë herë pas here.

Kullojeni vajin nëpërmjet një nape të pastër dhe vajin e ri hidheni në një shishe qelqi të cilën duhet ta vendosni në një vend të errët e të freskët ose në frigorifer.
Ekspertët rekomandojnë marrjen e tre deri në pesë pikave të vajit në ditë si kurë kundër kollës dhe simptomave të të ftohurës.
Ky vaj është efikas kundër alergjive, sinozitit, artritit, infeksioneve të veshit dhe diaresë.
Përdoreni përreth një javë.

Si Të Përgatisni Shurupin e Kollës Me Rigon

Ky shurup përgatitet me gjysëm filxhan çaji me mjaltë, dy thelbinj hudhër dhe dy tufa me rigon të freskët. Mund të përdorni si alternativë 2 lugë çaji rigon të thatë.
Merrni një tenxhere dhe hidhni gjysëm filxhani çaj me ujë.
Shtoni thelbinjtë e hudhrës dhe gjethet e rigonit dhe ziejini për 5 minuta.
Pasi të ftohet, kullojeni dhe hidhini mjaltin.
Pijeni për 3-4 ditë nga një filxhan.