Valon Berisha shpallet Kampion i Australisë

Valon Berisha edhe zyrtarisht është Kampion i Australisë.

Futbollisti kosovar arriti që të fitoj titullin e kamionit me skuadrën Melbune City.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, Melburne ka 49 pkë, tetë më shumë se Adelaide United, e cila sot pësoi humbje nga Western United.

Kjo humbje i mundësoi Melburnit që dhe matematikisht ta sigurojë titullin e kampionit.

Valon Berisha është shprehur i lumtur për këtë sukses ku ka falenderuar të gjithë lojtarët, trajnerët dhe anëtarët e stafit.

”Përvojë e mahnitshme dhe një vendim që më dha shumë më tepër sesa prisja. Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerëve dhe anëtarëve të stafit që më bënë të ndihem si në shtëpinë time dhe të mirëpritur këtu që nga dita 1. Të jesh kampion do të thotë punë e palodhur, përkushtim dhe besim në një dhe të tjera na bënë të bëhemi më të fortë për të kryer punën, shumë dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar Berisha në Instagram.

Melburne City ka hyrë edhe në histori të Kampionatit Australian, duke u bërë skuadra e parë që fiton tre tituj radhazi.