Valverde mbetet te Barcelona deri në qershor?

Ernesto Valverde duket se do të mbetet te Barcelona deri në muajin qershor.

Me humbjen e Barcës në kuadër të Superkupës së Spanjës, zërat për shkarkimin e Valverde janë rritur.

Tashmë në mediet spanjolle shkruhet për zëvendësuesin e Ernesto Valverde, por duket se ai do të jetë te Barca deri në qershor.

‘Sport’ shkruan se trajneri spanjoll do të jetë i paprekshëm deri në muajin qershor, kur përfundon sezoni, transmeton lajmi.net.

Më herët është raportuar se Barcelona ka takuar tashmë emra si Xavi Hernandez, Thierry Henry e Ronald Koeman, të cilët shihen si zëvendësues potencial.

Mbetet të shihet nëse trajneri Valverde do të arrijë të kthejë situatën në favorin e tij, dhe të justifikojë besimin e bordit drejtues.