“VAR” ia merr nga duart fitoren Barcelonës

Barcelona ka barazuar me Granadën me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së nëntë të La Ligas.

Granada krijoi epërsi të dyfishtë me golat e Zaragozas në minutën e parë dhe në minutën e 29-të.

Yamal ngushtoi rezultatin në fund të pjesës së parë.

Golin e barazimit për Barcelonën e shënoi Sergio Roberto në minutën e 86-të të ndeshjes.

Gol shënoi edhe Joao Felix por që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Pas këtij barazimi, Barca mbetet e treta me 21 pikë, tri pikë më pak se Reali që kryeson dhe një pikë më pak se Girona e vendit të dytë.