Vazhdimet do të vendosin ndeshjen Villarreal – Man Utd

Ndeshja finale mes Manchester United dhe Villarreal do të shkojë drejtë vazhdimeve, pasi është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Gerard Moreno hapi serinë e golave në minutën e 29-të, pas një asistimi nga Dani Parejo.

Më pas, Edinson Cavani 56′ i cili është duke kaluar në një formë të shkëlqyeshme, barazoi rezultatin në 1-1.

Ndeshja tani do të shkojë në vazhdime, ku do të zhvillohen dy pjesë nga 15 minuta.

Në qoftë se rezultati i ndeshjes nuk ndryshon, atëherë penalltitë do të jenë vendimtare