Vdes edhe 1-vjeçarja një ditë pas aksidentit të rëndë në Kamenicë

Ka shkuar në dy numri i të vdekurve pas një aksidenti trafiku që ndodhi dje në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Kjo pasi sot ka ndërruar jetë edhe fëmija 1 vjeçar, O.E.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatë se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një person i moshës rreth një vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, tha Osmani.

Kujtojmë se dje në aksident ka mbetur i vdekur edhe shoferi i automjetit, Albanton Emerllahu.