Vdes në aksident trafiku kryetari i Ranillugut

Gradimir Mikiç, kryetari i komunës së Ranillugut dhe Sasha Aleksic, kryetari i Kuvendit komunal, vdiqën sot në një aksident trafiku të tmerrshëm që ndodhi rreth orës 13 në autostradën Nish-Shkup.

Kështu shkruajnë sot mediat serbe, përcjell Telegrafi, duke shtuar se aksidenti ndodhi kur makina “Toyota Landkruiser”, e cila po lëvizte Shkupi në Nish, për arsye të paspecifikuara, doli nga rruga.

Me këtë rast, siç thuhet më tej, janë lënduar Vesna Mikiç, bashkëshortja e kryetarit dhe Davor Petkoviç, kryetar i Departamentit të Arsimit dhe Shëndetit, Ranilugë.

Siç thuhet më tej, ata janë jashtë rrezikut për jetë.