Vdes regjisori kosovar Bekim Lumi

Ka ndërruar jetë profesori dhe regjisori kosovar, Bekim Lumi.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh ishte duke u përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Lumi numëron dhjetra shfaqje të realizuara, e që kanë rezultuar të suksesshme dhe fitues i shumë çmimeve.

Në vitin 2016, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ia ndau çmimin për ‘Regjinë më të Mirë’.

Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premiera e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120 të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht.

Bekim Lumi ishte 51 vjet.