Vendoset kur do luhet miqësorja Shqipëri- Ukrainë

Është vendosur gjithçka pas shumë e shumë diskutimesh mbi vendin apo edhe për faktin nëse miqësorja me Ukrainën do zhvillohej apo jo.

Është zyrtare, në Francë, në datën 3 qershor, ora 16:00, në stadiumin e Evianit, djemtë e Panuccit do të masin forcat me Ukrainën.

Pas reagimit të trajnerit ukrainas Andriy Shevchenko, për kushtet e papërshtatshme të stadiumit, veçanërisht për kapacitetin shumë të vogël për të pritur një ndeshje të këtij niveli, ishin hedhur hipoteza të ndryshme, nga zhvillimi i ndeshjes në Zvicër, deri në anulimin e miqësores, por FIFA ka qenë e rreptë në qëndrimin e saj.

Ndeshja përfundimisht do të luhet në Evian, sipas programit fillestar./oranews