Verona ndal Lazion, Rrahmani Immobilen

Lazio dhe Hellas Verona kanë ndarë pikët duke luajtur baras në ‘Olimpico’.

Ndeshja e mbetur e javës së 17-të nuk dhuroi gola, duke përfunduar barazim 0-0, ku vendasit humbën mundësinë për të kaluar Interin në pozitën e dytë.

Edhe në këtë ndeshje, Amir Rrahmani tregoi paraqitje të mirë, duke ndalur sulmuesin më në formë në Serie A, Ciro Immobile, shkruan lajmi.net.

Vlen të ceket që këtë sezon, është vetëm mbrojtja e Juventusit që në stadiumin ‘Olimpico’ ka arritur të ndalë Ciro Immobilen, dhe të njëjtën gjë sonte e bëri edhe Amir Rrahmani.