Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën në mengjes, në qytetin e Cyrihut në Zvicër, e cila ka pasur një fund tragjik për dy femra njëra nga ato është nga Kosova.
Një burrë i ka vrarë dy femrat, L.F dhe D.T. Motivi i ngjarjes besohet se është për motive xhelozie nga një lidhje dashurie që kishte me kosovaren L.F. 60 vjeçari A.S i ka marrë ato peng në banesën e tyre.
Siç bëhet e ditur nga policia, në banesë janë dëgjuar krisma armësh. Por më parë kosovarja L.F kishte tentuar të dalë nga ballkoni por ishte tërhequr prapa nga i dyshuari.
Thirrjen e parë policia e kishte marrë rreth 5 e 22.
Menjëherë ekipet e specializuar “Scorpion” kishin arritur në vendin e ngjarjes, transmeton blick.ch përcjellë Klan Kosova.
Por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën të bënin më shumë.
Gratë u vranë nga i dyshuari.
Shtrohet pyetja: Pse policia nuk intervenoi më herët?
Zëdhënësi i Policisë së Cyrihut, Marco Cortesi, theksoi se i dyshuari ishte deklaruar se do të dorëzohej.