VV e dërgon në Kushtetuese Projektligjin për Demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje sot do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për marrveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga VV projektligji dorëzohet sot në orën 12:00, nga shefi i deputetëve të VV-së Glauk Konjufca.

Demarkacioni me Malin e Zi është miratuar më 21 mars ku ka marr 80 votat e deputetëve të Kosovës.

VV e ka kundërshtuar këtë projektligj ndërsa në seancën ku është miratuar demarkacioni është hedhur edhe gaz lotsjellës.