WFP: Rezervat ushqimore në Gaza kanë përfunduar, kërcënon uria masive

Palestinezët në Gaza tani përballen me kërcënimin e urisë.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) njoftoi se javën e kaluar i kanë përfunduar furnizimet, ndërsa depot e tij në gjithë Gazën janë bosh.

Popullsia e enklavës mbështetet kryesisht në ndihmat dhe importet ushqimore, të cilat janë bllokuar nga Izraeli prej dy muajsh.