WhatsApp do të ketë një aplikacion të dedikuar për iPad

Ende nuk ka një aplikacion të tillë për Instagram e as Threads ndërsa aplikacioni Facebook është një version i zmadhuar i aplikacionit të iPhone.

Pas e testoi me një numër të kufizuar përdoruesish javën e kaluar, WhatsApp konfirmoi se po përgatitet për lançimin e një versioni të optimizuar të aplikacionit për iPad.

Raportuar nga WABetaInfo, aplikacioni funksionon siç duhej të kishte qenë që në krye të herës në ekranin e madh të iPad. Në të majtë është lista e bisedave ndërsa në të djathtë është biseda aktuale.

Në tërësi është aplikacioni iOS i optimizuar për ekranet e mëdha. Për arsye të paqarta, Meta ka ngurruar gjithnjë me ndërtimin e aplikacioneve të iPad.

Ende nuk ka një aplikacion të tillë për Instagram e as Threads ndërsa aplikacioni Facebook është një version i zmadhuar i aplikacionit të iPhone.

Messenger është aplikacioni i vetëm i Meta me një farë eksperience të pranueshme për iPad. Por ndërsa WhatsApp po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në ekosistemin e rrjeteve sociale të kompanisë, Meta ka vendosur ta sjellë në iPad.