Windows 11 është larg nivelit të adoptimit të Windows 10-ës

Windows 10 fillimisht arriti 400 milionë pajisje aktive vetëm një vit pas debutimit, një ritëm adoptimi që ishte 115 përqind më i shpejtë sesa Windows 7 sipas Microsoft.

Windows 11 raportohet se është në përdorim nga 400 milionë pajisje aktive. Sipas Windows Central, të dhënat e brendshme të Microsoft tregojnë se Windows 11-ta pritet të arrijë 500 milionë pajisje aktive në fillim të 2024.

Të gjitha sinjalet tregonin një adoptim më të ngadaltë të Windows 11-ës krahasuar me paraardhësin dhe ky informacion i rrjedhur vetëm e konfirmon këtë fakt.

Windows 10 fillimisht arriti 400 milionë pajisje aktive vetëm një vit pas debutimit, një ritëm adoptimi që ishte 115 përqind më i shpejtë sesa Windows 7 sipas Microsoft.

Windows 11-ës i është dashur 2 vite për të arritur të njëjtin nivel adoptimi ndërsa Windows 10 kishte 600 milionë pajisje aktive në vetëm pak muaj pas 2-vjetorit të saj.

Microsoft lançoi Windows 11-ën në Tetor të 2021 me kërkesa strikte hardueri. Windows 11 mbështet vetëm procesorët e prodhuar pas 2018-ës dhe pajisjet duhet të  kenë mbështetje për çipet e sigurisë TPM.

Kjo kërkesë unike hardueri bëri që Windows 11-ta të ngelej pas Windows 10-ës me adoptimin. Kujtojmë se vinte si përditësim falas për përdoruesit e Windows 10-ës nëse kishin harduerin e kërkuar.

Nga anketës së Steam, Windows 11 është instaluar në 37 përqind të pajisjeve përballë Windows 10-ës që gjendet në 60 përqind të pajisjeve në përdorim në mbarë botën. Statcounter e vendos Windows 11-ën akoma më poshtë në vetëm 25 përqind të tregut ndërsa Windows 10 me 70 përqind. /