Windows 11 largon një funksion që ka qenë në Windows prej 20 vitesh

Përditësimi kontrovers vjen dy vite pasi Windows 11 debutoi edhe pse me lehtësi mund të anulohet ndryshimi.

Microsoft ka vendosur të largojë prej Windows një prej funksionaliteteve klasike për tastierat e kompjuterëve i cili daton dy dekada më parë.

Butoni Print Screen në tastierat e kompjuterëve realizon një screenshot dhe automatikisht e kopjon në mënyrë që përdoruesit ta ngjisin në një aplikacion tjetër si Paint.

Tashmë përmes një përditësimi në Windows 11, quajtur KB5025310, do të ndryshojë këtë gjë ndërsa butoni Print Screen hap Snipping Tool.

Përditësimi kontrovers vjen dy vite pasi Windows 11 debutoi edhe pse me lehtësi mund të anulohet ndryshimi.

Microsoft shpjegoi përmes një postimi në blog ndryshimin. Tani butoni Print Screen nuk do të kopjojë automatikisht screenshot-et që realizon duke konsumuar më shumë kohën e përdoruesve Windows.

Përkundrazi duhet që manualisht të kapin screenshot përmes Snipping Tool përpara se ta kopjojnë dhe ngjisin atë në aplikacionin Paint.

Windows 11 lejon përdoruesit që hapin Snipping Tool duke shtypur butonin Print Screen por përditësimi KB5025310 e bën veprim automatikisht tashmë.

Për të rikthyer funksionalitetin e vjetër të Print Screen duhet të shkoni në Settings – Accessibility – Keyboard.

Më pas të çaktivizoni opsionin “Use the Print Screen key to open Snipping Tool.”

Për më shumë se 20 vite ky buton është përdorur për të kapur një imazh të tërë ekranit të kompjuterit.