X.ai lançon modelin më të fundit AI Grok-1.5

Grok-1.5 ka logjikë të përmirësuar sipas X.ai, veçanërisht në kodim dhe ushtrime matematikore.

X.ai, startupi AI i Elon Musk, zbuloi versionin më të fundit të modelit AI, Grok-1.5. Ky model fuqizon chatbotin Grok të rrjetit social X dhe Grok-1.5 duket një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me paraardhësin Grok-1, të paktën gjykuar nga rezultatet e testimit dhe specifikat që ka publikuar X.

Grok-1.5 ka logjikë të përmirësuar sipas X.ai, veçanërisht në kodim dhe ushtrime matematikore. Tek këto të fundit, modeli i ri ofron dyfishin e performancës së Grok-1 dhe mbi 10 pikë në testimin HumanEval të gjuhëve të programimit.

Megjithatë është e vështirë të parashikohet sesa këto rezultate do të përkthehen në eksperiencë reale. Një përmirësim i cili do të jetë më i dukshëm është ai i kontekstit më të lartë që Grok-1.5 ka krahasuar me Grok-1.

Grok-1.5 ka një kontekst me 128,000 tokenë (copëza teksti – konkretisht një fjalë fantastik ndahet në tre copëza “fan”, “tas”, dhe “tik”).

Ky model mund të përdorë sasi më të mëdha informacioni nga dokumente më të gjera.

Grok-1.5 do të jetë së shpejti i disponueshëm për testuesit e hershëm në X, tha kompania. Lançimi vjen pak ditë pasi X.ai vendos ta bëjë Grok-1 open-source.