X, ish-rrjeti social Twitter, lançon thirrjet audio dhe video

Edhe pse X nuk ka bërë një lançim zyrtar të funksionalitetit, Elon Musk prej kohësh ka lënë të kuptohet se ishte një prej objektivave kryesorë të platformës.

X, platforma e medias sociale e njohur më parë si Twitter, do të lançoj thirrjet audio dhe video. Disa përdorues në platformë raportuan se kanë marrë një njoftim me tu hapur aplikacioni i cili thoshte: Thirrjet audio dhe video janë këtu!

Në konfigurimet e aplikacionit gjendet një opsion i ri “Enable audio and video calling.” Përmban opsione shtesë për të lejuar thirrjet audio dhe video nga njerëz numra e telefonëve të të cilëve i keni të regjistruar, nga persona që ju ndiqni në X ose nga përdorues të verifikuar.

Thirrjet mund të bëhen duke hapur mesazhet direkte me një person, përzgjedhur ikonën e telefonit në cepin e djathtë të ekranit dhe më pas zgjedhur nëse dëshironi të bëni thirrje audio ose video.

Edhe pse X nuk ka bërë një lançim zyrtar të funksionalitetit, Elon Musk prej kohësh ka lënë të kuptohet se ishte një prej objektivave kryesorë të platformës.

Musk kishte thënë se funksionaliteti do të bëhej i disponueshëm në iOS, Android, Mac dhe PC pa pasur nevojë për një numër telefoni. Nuk është e qartë nëse X ka lançuar thirrjet audio dhe video vetëm për përdoruesit Premium apo për të gjithë përdoruesit e platformës.