Xhaka nominohet për sportistin e vitit në Zvicër

Granit Xhaka është nominuar për sportistin e vitit në Zvicër.

Futbollisti kosovar ka qenë protagonist në vitin 2022 me paraqitjet e tij me Arsenalin, ku së fundmi u zgjodh lojtari i muajit.

Mesfushori kualitativ do t’i udhëheqë edhe “Helvetikët” në Kupën e Botës, e cila do të nisë këtë të diel, ndërsa Zvicra është në grup me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.

Votimet do të fillojnë më 29 nëntor online në linkun: www.sports-awards.ch.

Në po këtë muaj, NATO njoftoi se do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore dhe ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të mbrohet nga sulmet ajrore ruse që po godasin të gjithë vendin. Rusia ka nisur një valë të re të sulmeve ajrore, duke goditur disa rajone ukrainase, duke bombarduar qytete, përfshirë edhe Kievin.

Kurse, më të mirët do të zgjidhen të dielën e 11 dhjetorit.

Në garë me Xhakën janë dy sportistë nga hokeji në akull, një nga hendbolli, një nga futbolli dhe një nga futbolli në rërë.

Nëse vazhdon me paraqitje të mira edhe në “Katar 2022”, Xhaka do të jetë favorit për ta fituar këtë çmim prestigjioz.