Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Betohem për ata (yje) që tërhiqen, për ata që përshkojnë rrugën e tyre dhe shuhen.”[1]
Fakte shkencore:
Në fund të shekullit të kaluar astronomët zbuluan praninë e trupave, të cilat njihen me emrin “Vrimat e zeza”. Përllogaritjet e bëra nga Karl Schwarzchild në vitin 1916 dhe Robert Oppenheimer në vitin 1934 vërtetuan praninë e tyre. Që nga viti 1971 është zbuluar më shumë rreth tyre, dhe shkenctarët tashmë besojnë, se një vrimë e zezë gjendet në mesin e Yjësisë tonë. Ato kanë kaq dendësi të madhe dhe tërheqje të vazhdueshme, saqë mund të tërheqin dhe zhdukin çdo gjë që u afrohet. Për këtë arsye quhen edhe vrima të zeza.
Ato mendohet të jenë yje madhështore në vitet e fundit të jetës së tyre.
Ato rrotullohen rreth boshtit të tyre me shpejtësi marramendëse.
Ato kanë dendësi shumë të lartë.
Ato kanë aftësi të pazakontë për të fshirë nga sytë gjithçka që ju del përpara, si p.sh. gazra, apo pluhra…etj.
Ato quhen të zeza, ngaqë ato janë krejtësisht të errëta dhe të paqarta, ngaqë as rrezet e dritës nuk mund t’i shpëtojnë tërheqjes së tyre.
Mrekullia shkencore:
Zoti i Plotfuqishëm betohet në disa lloje të përcaktuara yjesh, të cilët kanë përshkrime të veçanta. Fjala arabe “El Khunnes” do të thotë të zhdukesh pa të parë. Fjala “El Xheuuari” do të thotë të ecësh në një drejtim të përcaktuar. Si rezultat i tërheqjes së vazhdueshme të gjithësisë zhduket nga sytë gjithçka rreth tyre. Në këtë mënyrë Kurani krahason yjet që shuhen nga faqja e dheut me “El Khunnes”.
Rëndësia e këtij vërtetimi qëndron në atë që është betuar; yjet që tërhiqen, të cilat përshkruhen në vargjet e mësipërme në një mënyrë që të kujtojnë vrimat e zeza. Vrimat e zeza janë yje, të cilët e kanë përshkuar rrugën e tyre tashmë dhe që në fund të jetës së tyre kanë perënduar. Tërheqja e gjithësishme e tyre në mënyrë të vazhdueshme zhduk çdo gjë rreth tyre. Gjithashtu Kurani i përshkruan yjet që tërhiqen si fshirëse të gjithçkaje gjë që përputhet me përshkrimin shkencor. Përshkrimi i saktë qëndron si një provë vendimtare, që Kurani është më të vërtetë fjala e Zotit, Krijuesit të gjithçkaje.
Autor: Itidal Albanavi
Përktheu: Astrit Hykaj
Ardhmëriaonline.com
[1] – Sure Tekuir: 15 – 16.







