YouTube teston video me përmbledhje me tekst gjeneruar nga AI

Eksperimenti vjen pothuajse 3 vite pasi YouTube filloi testimin e kapitujve të videove prodhuar nga AI por ngelet pjesë e përpjekjes së Google për të shtyrë AI në produktet e kompanisë.

Përmbledhja e radhës me tekst e një videoje që keni parë në internet mund të mos jetë shkruar nga një njeri. YouTube ka filluar testimin e përmbledhjeve me tekst të videove gjeneruar nga AI të cilat shfaqet në faqet e kërkimit dhe shikimit.

Teksti do të shërbejë si një mënyrë për të kuptuar nëse një video ja vlen të shikohet ose jo. Kompania tha se ky funksion nuk ka për qëllim të zëvendësojë përshkrimet e videove nga vetë krijuesit.

Testimi do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish dhe vetëm për videot në gjuhën Angleze.

Eksperimenti vjen pothuajse 3 vite pasi YouTube filloi testimin e kapitujve të videove prodhuar nga AI por ngelet pjesë e përpjekjes së Google për të shtyrë AI në produktet e kompanisë.

Gjiganti i teknologjisë ka prezantuar robotin bashkëbisedues Bard dhe po përdor teknologjinë për të prodhuar nga shembuj dokumentesh tek artikuj të plotë lajmesh.

Përmbledhjet e videove mund të jenë një prej funksionaliteteve më të dobishme të YouTube. Çdo minutë në platformë ngarkohen 500 orë përmbajtje video.

Pyetja është a do të jenë të sakta këto përshkrimet gjeneruar nga AI? Google ka paralajmëruar vazhdimisht se sistemet gjeneruese si Bard mund të bien pre e pasaktësive por edhe informacione të rreme.