Z Flip dhe Z Fold me një funksion për mbrojtjen e baterisë që nuk e kanë telefonët e tjerë Samsung

Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm me One UI 3.1.1 tek dy telefonët por nuk është shfaqur tek smartfonët e tjerë me të njëjtin përditësim.
Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3 kanë trashëguar një mbrojtje baterie që më përpara ishte ekskluzive vetëm për tabletët Samsung. Kur aktivizohet ky funksionalitet maksimizon jetëgjatësinë e baterisë.

Funksionaliteti kufizim karikimin e pajisjeve në nivelin 85% duke parandaluar nivelin 100% që besohet se çon në degradimin e baterive me kalimin e viteve.

Funksionaliteti është i disponueshëm në aplikacionin Settings nën konfigurmin Device Care > Battery > More battery.

Në testimet e para Z Fold 3 dhe Z Flip 3 me sukses mbyllin një ditë të plotë bateri, po nëse do ta karikoni deri në 85%, atëherë duhet të llogarisni një karikim të dytë mes ditës.

Është një çmim që ja vlen të paguhet sidomos për pajisjet flagship me kosto të lartë. Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm me One UI 3.1.1 tek dy telefonët por nuk është shfaqur tek smartfonët e tjerë me të njëjtin përditësim.

Prodhues të tjerë si Apple dhe OnePlus kanë një praktikë të ngjashme. Ata kufizojnë karikimin në 80% përpara se ti dërgojnë në 100% në mënyrë që të reduktohet koha që qëndrojnë plotësisht të karikuar. /PCWorld