Zbulohet arsyeja pse Ronaldo u largua nga Real Madrid

Këtë verë ka pasur shumë shpjegime se pse Cristiano Ronaldo përfundoi aventurën e tij në Real Madrid dhe zgjodhi të shkonte në Juventus. Një nga shpjegimet ishte se klubi spanjoll kishte probleme financiare dhe prandaj duhet të shiste një nga lojtarët më të mirë, shkruan Indeksonline. Megjithatë gazetari spanjoll i futbollit, Guillem Balague ka një interpretim të ndryshëm të tregimit. Sipas tij Cristiano Ronaldo dëshironte një kontratë të re me Real Madridin,edhe pse ai sapo kishte nënshkruar një të re,dhe se Florentino Perez e pranoi këtë pasi Ronaldo ishte një nga emrat më të mëdhenj të klubit. Por kur Perez i kishte thënë atij se ai donte të reduktonte klauzolën e lirimit të yllit portugez ai nuk e priti shumë mirë dhe se Ronaldo e konsideroi lëvizjen e Perezit si një sinjal të qartë se Real Madridi nuk e dëshiron më atë.