Zbulohet arsyeja se përse Mudryk nuk iu bashkua Topçinjve

Chelsea ia rrëmbeu Arsenalit nga dora Mykhailo Mudryk – duke dyfishuar ofertën e pagës së Topçinjve për anësorin.

Blutë ranë dakord për një marrëveshje me vlerë 100 milionë euro për të nënshkruar me 22-vjeçarin nga Shakhtar Donetsk.

Mudryk iu prezantua tifozëve të Chelseat në pjesën e parë të ndeshjes së sotme kundër Crystal Palaces pasi transferimi u konfirmua gjatë lojës.

Mykhailo Mudryk thuhet se do të fitojë mbi 100,000 £ në javë në Chelsea.

Por, sulmuesi emocionues më parë kishte lënë të kuptohet se donte të bashkohej me Arsenalin.

Gjithsesi, Blutë dyfishuan pagën e ofruar për Mudryk nga Gunners, sipas Independent.

Arsenali u tërhoq nga një marrëveshje kur Shakhtar filloi të rriste çmimin mes interesit nga Chelsea.

Para kësaj Mudryk iu ofruan kushte personale me vlerë 50,000 euro në javë nga skuadra e Emirates.

Megjithatë, ai tani thuhet se do të fitojë mbi 100,000 euro në javë në Stamford Bridge – më shumë se dyfishi i asaj që ofronte Arsenali.

Kuptohet se Chelsea do të paguajë 70 milionë euro fillimisht, me deri në 30 milionë euro në shtesa të lidhura me performancën, duke e çuar totalin e mundshëm në 100 milionë euro.

Ai nënshkroi një marrëveshje tetëvjeçare e gjysmë me Blutë.