Zbulohet skeleti mesjetar me dorë hekuri

Arkeologët kanë zbuluar një skelet 400-vjeçar me një dorë të hekurt.

Proteza e skeletit mesjetar tregon një procedurë të avancuar mjekësore, thonë kërkuesit gjermanë. Ekipi zbuloi mbetjet kockore gjatë punimeve të tubacioneve në një varr pranë një kishe në Bavari.

Analiza e radiokarbonit rezultoi se skeleti me gjasë i përket një burri 30-50 vjeç që mund të ketë vdekur mes viteve 1450 dhe 1620.

“Kjo është diçka e veçantë edhe për arkeologët me përvojë: një skelet pa gishta në dorën e majtë. Gjurmët në kocka tregojnë një amputim të mundshëm. Mbetjet janë kapur në mënyrë të sofistikuar. Pjesa metalike tregon sa e përparuar ishte mjekësia në shekullin XV”, tha një zëdhënës i Zyrës Shtetëore bavareze për Mbrojtjen e Monumenteve.

“Proteza në dorën e majtë shton 4 gishta. Gishti tregues, i mesëm, i unazës dhe i vogli janë formuar secili nga një fletë metali dhe janë të palëvizshëm. Kopjet e gishtërinjve qëndrojnë paralel me njëri-tjetrin, paksa të kthyer. Paraprakisht, proteza është bërë me rripa të lidhur në pjesën e amputuar”.

Vendi në Bavari ku është gjetur skeleti, e quajtur Freising ka qenë zonë ku janë zhvilluar luftëra të ndryshme. Ky mund të ketë qenë faktor për rritjen e numrit të amputimeve dhe kërkesës për proteza.