Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur pjesën jugperëndimore të Zelandës së Re, përkatësisht tërmeti është regjistruar pranë qytetit Bluff, transmeton Anadolu.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti ndodhi në orën 01:16 me kohën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe rreth 286 kilometra në jugperëndim të qytetit Bluff.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima ose dëme të konsiderueshme si pasojë e dridhjeve.








