Zeneli krahas Messi e Mbappe në formacionin e javës në Evropë

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli po vazhdon shkëlqimin e tij edhe në kampionatin e Francës.

Zeneli kaloi gjatë janarit tek skuadra e Reims, nga skuadra Heerenveen, ku atje kaloi pjesën e parë të sezonit, duke qenë asistuesi më i mirë.

Punën dhe lojën e mirë Arbëri po e vazhdon edhe me skuadrën e Reims, ku këtë javë ka regjistruar një asistim dhe një gol nga pika e bardhë.

Paraqitja e tij spektakolare është shpërblyer, pasi lojtari tani zë një vend në formacionin më të mirë të javës, në Evropë, shkruan lajmi.net.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin më të mirë të javës në Evropë, sipas ‘Gazzetta Dello Sport’, ku gjenden Zeneli, Messi e Mbappe