Zidane merr vendim për Lewandowskin

Zinedine Zidane ka aprovuar interesimin e klubit për transferimin e sulmuesit nga Bayern Munich.
Robert Lewandowski është futbollisti i zgjedhur nga Real Madrid për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive madrilene ‘AS’ shkruan se trajneri Zinedine Zidane ka aprovuar interesimin e klubit për transferimin e sulmuesit nga Bayern Munich.

Reprezentuesi polak po ashtu thuhet se ka filluar ta konsiderojë mundësinë e largimit nga Allianz Arena, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Real Madrid beson se tani do ta ketë më të lehtë transferimin e tij në Santiago Bernabeu për sezonin e ri.