Zjarr në qendrën tregtare Camden në Londër

Më shumë se 70 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarrin që shpërtheu herët në mëngjes në qendrën e njohur tregtare Camden në veri të Londrës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarrfikësit kanë apeluar që qytetarët e Londrës të shmangin rrugët në afërsi të qendrës tregtare, të cilat mbeten të bllokuara nga policia.