Zyrtare: FIFA konfirmon datat e Botërorit 2022, do të luhet në dimër

Kampionati Botëror Rusia 2018 është në fazën finale.

Deri në përfundim të këtij Botëror kanë mbetur edhe dy ndeshje, Belgjikë – Angli për vendin e tretë dhe finalja e madhe Francë – Kroaci.

Por Kampionati i ardhshëm botëror nuk do të luhet më në verë.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA ka konfirmuar zyrtarisht orarin për Kampionatin Botëror Qatari 2022.

Për shkak të temperaturave të larta në Qatar, Kampionati i ardhshëm botëror do të luhet në dimër.

FIFA ka bërë zyrtare datën e fillimit që do të jetë 21 nëntori i vitit 2022 deri më 18 dhjetor të këtij vitit.

Mbetet të shihet se si do të organizohen kampionatet kryesore botërore për këtë Botëror.

Kjo do të jetë hera e parë që një Kampionat Botëror do të zhvillohet në stinën e dimrit.