Zyrtare: Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër në ora 10:00

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër me fillim nga ora 10:00.

Shkas i kësaj është kërkesa për seanca të jashtëzakonshme nga Vetëvendosje dhe LDK.
Avdullah Hoti në facebook më herët konfirmoi se seanca mund të mbahet nga ora 12:00.Ky është rendi i ditës për mbledhjen e kryesisë:Shqyrtimi i kërkesës së deputetëve nënshkrues për Debat Parlamentar lidhur me “Parimet Programore të Qeverisë sëRepublikës së Kosovës 2017-2021”, të prezantuar në seancën e 9 shtatorit 2017.