Zyrtare: Shkëndija shpallet kampion i Maqedonisë

Shkëndija është shpallur kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë shtatë ndeshja pa përfunduar kampionati.

Skuadra shqiptare nga Tetova ka mposhtur Shkupin me rezultat 2-0 dhe matematikisht e ka siguruar vendin e parë.

Shkëndija në 29 ndeshje ka grumbulluar 75 pikë, 26 më shumë se ndjekësi më i afërt, Vardari.

Me këtë rast, skuadra tetovare do të luaj në ndeshjet kualifikuese për në vend në Ligën e Kampionëve.