Zyrtare: Shtyhet Kampionati Evropian

UEFA ka vendosur që të shtyhet Kampionati Evropian për verën e vitit 2021, në mbledhjen urgjente që po mbahen sot me kreret e 55 federatëve.

Kjo është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Norvegjisë, derisa zyrtarizimi i UEFA-s pritet të vijë pas pak momenteve.

CNN raportoi më herë që organizata e futbollit evropian ka anuluar të gjithë hotelet e rezervuara nëpër qytetet ku planifikohej të mbahej Euro 2020, transmeton lajmi.net.

Kampionati Evropian, që planifikohej të zhvillohej këtë verë, tani do të jetë në kalendarin e vitit të ardhshëm.

Evropiani pritet të nis nga 11 qershori deri më 11 korrik 2021.

Ndërkohë, gjatë verës pritet të luhen kampionatet – të cilat janë pezulluar për shkak të pandemisë koronavirus.