11 të vdekur nga përhapja e zjarreve në Kalifornia

Si pasojë e përhapjeve të zjarrit të fuqishëm, zona të verërave të Kalifornisë, janë duke u shkatërruar.

Flakët deri tani raportohet se morën jetën e të paktën 11 personave në këtë rajon.

Pas evakuimeve masive u shpall gjendje e jashtëzakonshme në zonat veriore të cilat kishin 1,500 prona të shkatërruara.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se rreth 20,000 njerëz u larguan nga qarqet Napa, Sonoma dhe Yuba si përgjigje ndaj disa zjarreve, që llogariten më të kqëijat të këtij shteti deri tani.

Zjarret e tilla janë më të zakonshme në Kaliforninë jugore, por një kombinim i motit të thatë dhe erërave të forta ka sjellë shkatërrime të këtij lloji në veri./Mesazhi/