2021 viti i ndryshimeve vizuale madhore në Windows 10

Disa prej ndryshimeve do të aplikohen tek sliderat, butonat dhe kontrollet që që gjenden nëpër dritare dhe aplikacione të sistemit operativ.

Prej disa kohësh kemi dëgjuar spekulime për një ndryshim vizual i ndjeshëm që pritet të ndodhë në Windows 10 gjatë 2020-ës me emrin e koduar “Sun Valley.”

Këto spekulime fituan më tepër besueshmëri këtë mëngjes kur Windows Latest raportoi se Microsoft kishte filluar rekrutimin e një ekipi që do të merret specifikisht me ridizajnimin e eksperiencës së Windows 10.

Sun Valley do të jetë një ridizajnim madhor i ndërfaqes që do të vijë me përditësimin e dytë të 2021. Menuja Start, File Explorer, aplikacionet e integruara në Windows 10, të gjithë do të modernizohen me pamjen e re.

Disa prej ndryshimeve do të aplikohen tek sliderat, butonat dhe kontrollet që që gjenden nëpër dritare dhe aplikacione të sistemit operativ.
Microsoft do të punojë edhe me përmirësimin e eksperiencën e tabletit veçanërisht tek linja Surface. Kujtojmë se një vit më parë Microsoft lançoi ikonat e reja të Windows 10-ës dhe përmirësoi pamjen vizuale të menusë Start.

E gjithë kjo punë vetëm afirmon interesin në rritje nga Microsoft ndaj Windows. /PCWorld Albanian