4 funksionalitete të kamerës së iPhone 13 që duhet ti dini

Nëse flasim për kamerën, iPhone e ndajmë në dy kategori: iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro. Pjesë e kategorisë së iPhone 13 është iPhone mini ndërsa e iPhone 13 Pro është iPhone 13 Pro Max.

iPhone 13 ka disa prej specifikave më të mira që një smartfon mund të posedojë sot. Kamera padyshim mori një prej përditësimeve më të mëdha krahasuar me gjeneratën e kaluar duke u pajisur me Cinematic Mode dhe Macro Mode.

Nëse flasim për kamerën, iPhone e ndajmë në dy kategori: iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro. Pjesë e kategorisë së iPhone 13 është iPhone mini ndërsa e iPhone 13 Pro është iPhone 13 Pro Max.

iPhone 13 mini dhe 13 kanë dy kamera të pasme, 12-megapiksel standarde dhe 12-megapiksel me kënd super të gjerë. Ato vendosen diagonalisht ndërsa iPhone 12 kishte kamera në një vijë vertikale.

iPhone 13 dhe 13 Pro nga ana tjetër kanë tre lente: dy kamerat e modelit bazë iPhone 13 dhe një kamër të tretë telefoto f/2.8. Lentja telefoto kap imazhe me zmadhim optik 3x.

Duke pasur në konsideratë këto, ekzistojnë disa diferenca mes iPhone 13 dhe 13 Pro të cilat do ti listojmë si mëposhtë.

Cinematic Mode

Mbase funksionaliteti më popullor i debutimit të iPhone 13 ishte Cinematic Mode i disponueshëm në të gjitha modelet. Nëse jeni një videograf, ky funksion është jetik për ju.

Përdoruesit mund të zhvendosin fokusin nga një subjekt tek tjetri ndërsa lëvizin kamerën. Menjëherë mund të zhvendosni fokusin nga subjekti më pranë tek ai në sfond ose anasjelltas.

iPhone ose do ta bëjë këtë automatikisht ose ju mund ta bëni manualisht. Madje mund të bllokoni fokusin vetëm tek një objekt ndërsa regjistroni video nga kënd të ndryshme.

Macro Mode

Ky funksionalitet ofrohet vetëm në modelet iPhone 13 Pro kështu që përdoruesit e iPhone 13 mini dhe iPhone 13 ngelen jashtë. Kjo sepse iPhone 13 dhe 13 Pro Max kanë sensorë më të mirë dhe hapje më të madhe në kamerat me kënd super të gjerë.

Me Macro Mode mund të realizoni foto një objekti në distancë prej 2cm me fokus të lartë. Nuk ekziston një buton specifik për aktivizimin e Macro Mode, mjafton ti afroheni objektit në distancë të vogël.

Stilet Fotografike

Me këtë funksionalitet mund të editoni fotografitë pa shumë lodhje. Ofrohet në të gjitha modelet iPhone 13 dhe përdoruesit kanë disa filtra të gatshëm që mund ti aplikojnë si kontrast i lartë, efekt vibrant, ngjyra të ngrohta dhe të ftohta.

Madje mund të ndryshoni tonin ose ngrohtësinë. Pasi të keni përfunduar stilin fotografik, mund ta ruani dhe ta testoni në skenarë të ndryshme.

ProRes

Është i disponushëm vetëm në modelet iPhone 13 Pro dhe Pro Max dhe vetëm në modalitetin videonë aplikacionin e kamerës. Formati nuk përdoret me Cinematic Mode, Time-Lapse e as Slo-Mo.

Apple prezantoi ProRes në 2007 por kjo është hera e parë që vjen në një iPhone. Me ProRes mund të realizoni video të rezolucionit të lartë të kompresuar në një format që mundëson editimin fleksibël me softuerë profesionalë.

Ata që përfitojnë prej tij janë krijuesit e filmave, video krijuesit dhe videografët që përdorin softuerë industrialë për editimin e videve. /PCWorld Albanian