4 metoda që garantojnë se trajtojnë 100% mykun e këmbëve

Pishina e dushe publike, veshja e këpucë të ngushta e të mbyllura, thonj me xhel që nuk ajrosen.. të gjitha këto mund të çojnë në krijimin e mykut të thonjve.

Kërpudhat mund të shfaqen si njolla të bardha ose të verdha në sipërfaqen e thonjve, për t’u përhapur më pas duke shkaktuar kalbjen totale të tij. Kurimi i mykut të thonjve të këmbëve mund të jetë një proces i gjatë, por në stinën e verës kur gjatë gjithë kohës jeni me sandale të hapura, nuk mund të prisni sa kremrat dhe locionet e ndryshme të trajtojnë thonjtë e mykur. Kjo është arsyeja përse living përmbledh më poshtë disa metoda natyrale të shpejta, që mund të kurojnë mykun e kërpudhat e thonjve në kushtë shtëpie !

1. Sodë buke

Përgatisni një pastë me sodë buke dhe disa pika ujë dhe këtë të fundit aplikojeni direkt mbi sipërfaqen e thonjve për 10 minuta. Përsëriteni disa herë në ditë.

2. Vaji i pemës së çajit ka veti anti-fungale dhe ky vaj duhet aplikuar dy herë në ditë! (POR JO MBI THONJTË E SHËNDETSHËM)

3. Listerinë dhe uthull

Listerina ose produktet dezinfektuese të gojës kanë mentol dhe ky përbërës është i mirë në eleminizmin e kërpudhave. Uthulla është acid dhe do të rivendosë pH në thonjtë tuaj duke e bërë sipërfaqen e këtyre të fundit të “pabanueshme” nga bakteret.

Përzieni pjesë të barabarta të listerinës dhe uthullës dhe lagni këmbët me ndihmën e një cope për 45 deri në 60 minuta në ditë.

4. Uthulla

Edhe nëse nuk e përzieni me listerinë, aplikimi i uthullës së bardhë të mollës për 20 minuta në thonjtë e prekur nga myku do të bëjë që thonjtë të pastrohen nga kërpudhat, për të mos u shfaqur më asnjëherë.