40 vite nga kompjuteri i parë Mac: Sekreti i z. Macintosh

Dizajneri i Mac Andy Herzfeld rikujtoi momentin kur e kishte dëgjuar për herë të parë idenë nga Steve Jobs në 1982 me këto fjalë:

Macintosh-i i parë i Apple u lançua më 24 Janar 1984, plot 40 vite më parë. Duke i uruar datëlindjen e 40-të, Folon Foundation ndau një anekdotë thuajse të panjohur: Steve Jobs pati autorizuar artistin Belg Jean-Michel Folon për të krijuar një ilustrim të një karakteri që do të “jetonte” në çdo makinë dhe të surprizonte pronarin e saj: Z. Macintosh, ose Mac Man.

Dizajneri i Mac Andy Herzfeld rikujtoi momentin kur e kishte dëgjuar për herë të parë idenë nga Steve Jobs në 1982 me këto fjalë:

Z. Macintosh është një njeri i vogël misterioz i cili jeton brenda çdo Macintosh. Ai shfaqet herë pas here ku ju më së paku e prisni, dhe më pas ju shkel syrin dhe humbet përsëri. Do të jetë aq i shpejtë saqë nuk keni për të qenë të sigurte nëse e keni parë apo jo. Do të vendosim referenca në manuale të legjendës së z. Macintosh dhe askush nuk do të kuptojë nëse është i vërtetë apo jo.

Do të kalonin ca muaj përpara se Folon të përfshihej tha Hertzfeld. “Ekipi i softueri ishte i zënë me punë më esenciale dhe për momentin ndërpremë implementimin e z. Macintosh.” Por pas takimit me Folon, “puna e të cilit ishte e mbushur me një ndjeshmëri të thellë humoristike, të këndshme që Steve Jobs mendonte se ishte e përkryer për z. Machintosh,” bashkëthemeluesi i Apple ftoi artistin për të vizituar ekipin Mac në Cupertino për një demo dhe komision potencial.

Projekti nuk eci përpara, por Hertzfeld tha se nuk ishte për shkak se Folon dhe Apple nuk u pajtuan.

Folon ishte i mahnitur nga Macintosh-i ende një embrion,” që shikoi në 1982 dhe vizitoi Cupertinon përsëri në Pranverën e 1983 për ti treguar ekipit sketchet e tij.

Por Apple eventualisht braktisi ambicien për Z. Macintosh për shkak të skarcitetit të ROM, hapësirës së diskut dhe kohës që nevojitej për zhvillimin.

Ende mbetet një detaj i madh nga historia e Mac por gjithashtu është bërë një prej sendeve më të kërkuara nga koleksionistët siç janë butonët që Apple bëri nga disa prej vizatimeve të Folon, një poster Mac i tij dhe një letër që doli në ankand e cila tregonte se ai dhe Jobs mbeteshin miqësorë.

Këto sende janë shumë të rralla ndërsa më uniku mbetet qarku i Mac me Mac Man të Folon të vendosur ngjitur me tekstin e të drejtës së autorit.