5 ndryshime që duhet të bëni me të instaluar Windows 11

Këto janë disa këshilla nga ana jonë për përmirësimin e eksperiencës së Windows 11.

Ndërsa Windows 11 vjen me një eksperiencë të kënaqshme, mund të sillet shumë më mirë me disa ndryshime të vogla që e bëjnë të duket më tepër si Windows që jemi mësuar.

Qëllimi i këtij artikulli nuk është ta bëjmë Windows 11 të duket si Windows 10, por të aplikojmë disa ndryshime të thjeshta dhe të vogla të cilat përmirësojnë sistemin operativ.

Mbi të gjitha janë 5 ndryshime që mund ti bëni në 5 minuta. Këto janë disa këshilla nga ana jonë për përmirësimin e eksperiencës së Windows 11.

  1. Zhvendosja e butonit Start në cepin e majtë

Mund të themi që jemi tradicionalistë. Dëshira e Microsoft për tju përafruar stilit të Mac dhe Chromebook bëri që kompania të ndërtonte në taskbar të ri me ikonat në qendër.

Për fatin tonë të mirë Microsoft e bën të lehtë zhvendosjen e menusë Start në cepin e majtë. Mjafton të hapni Start dhe të shkoni në Settings > Personalization > Taskbar > Taskbar behaviors. Do të vëreni një fushë të re quajtur Taskbar alignment. Ndryshoni vendndodhjen nga CenterLeft.

  1. Fikni njoftimet acaruese

Radhën e kanë ato njoftimet acaruese pop-up. Windows 11 ka disa njoftimet të veta por më shqetësueset janë ato nga aplikacionet e palëve të treta veçanërisht nëse laptopi apo desktopi juaj vjen me softuerë të parainstaluar.

Shkoni në Start > System > Notifications. Mund të fikni njoftimet plotësisht nëse dëshironi. Por ne preferojmë të shikojmë listën një nga një dhe të çaktivizojmë manualisht ato që nuk pëlqejmë dhe të mbajmë ato kritiket si Slack, Discord apo antivirusi.

  1. Fikni reklamat e Microsoft

Përveç njoftimeve që aplikacionet ju dërgojnë, do të shikoni edhe disa kutia shtesë që kanë të bëjnë me Windows 11-ën dhe që ofrojnë “këshilla e sugjerime” sesi të përdorni kompjuterin.

Nëse nuk pëlqeni të shikoni promocionet e Microsoft në aplikacionin Settings, shkoni në Start > Settings > Privacy & security > General. Duke çaktivizuar opsionin “Show me suggested content in the Settings App” eliminon disa prej reklamave.

Së fundi shkoni në Settings > Personalization > Device Usage. Opsionet këtu i thonë Microsoft të mos ofrojë rekomandime aplikacionesh, uebsajtesh apo Office 365.

  1. Ndryshoni shfletuesin parësor

Microsoft Edge është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Por nëse jeni një fans i Chrome, Firefox, Opera ose Brave, ndërrimi i shfletuesit tashmë është bërë i lehtë.

Pasi të shkarkoni dhe instaloni shfletuesin tuaj të preferuar, duhet tu kërkojë ta bëni parësor. Por nëse nuk e keni bërë këtë gjatë instalimit shkoni në Settings > Apps > Default apps dhe më pas gjeni emrin e shfletuesit në listë duke klikuar mbi të. Më pas shtypni opsionin “Make <browser name> your default browser.”

  1. Pastroni Taskbarin

Por Windows 11-ta ndryshoi taskbarin duke hequr ato që preferojmë dhe shtuar gjëra që mbase nuk jeni të interesuar rreth tyre. Shkoni në Settings > Personalization > Taskbar dhe hiqni tiketën nga secili opsion që nuk preferoni. Lajmtumirë Widgets dhe Teams Chat.

/PCWorld Albanian