Acer do të shesë një biçikletë elektrike

Me anë të një karikimi mund të përshkohen rreth 110 km, një distance rruge relativisht e madhe. Për tu harxhuar gjithë bateria do të duhet rreth 2 orë dhe më pas mund të karikohet me një karikues prej laptopi.

Acer ka njoftuar se do të nxjerrë në treg një biçikletë elektrike e cila do të jetë një mundësi shumë e mire për ata persona të cilët e përdorin biçikletën në jetën e përditshme. Kompania Acer është Tajvaneze dhe njihet për prodhimin e PC, laptop dhe produkte të tjera teknologjike.

Biçikleta do të quhet ebii dhe do të ketë ndikim nga inteligjenca artificiale e cila do të luajë një rol shumë të madh sepse ajo do të bëjë të mundur ndryshimin e marshit të biçikletës në varësi të llojit të rrugës që po përshkruhet.

Shpejtësia maksimale që mund të arrijë biçikleta ebii është 32 km/h dhe masa e saj do të jetë 35 kg, një biçikletë më e lehtë se të tjerat që kanë dalë në qarkullim.

Me anë të një karikimi mund të përshkohen rreth 110 km, një distance rruge relativisht e madhe. Për tu harxhuar gjithë bateria do të duhet rreth 2 orë dhe më pas mund të karikohet me një karikues prej laptopi.

Duke shkarkuar aplikacionin ebiiGO ju mund të merrni informacion për baterinë, shpejtësinë apo rrugët më të përshtatshme ku mund të ngisni biçikletën. Ajo do të kyçet nga telefoni si dhe kur telefoni është larg zonës së biçikletës. Ky është një produkt i veçantë dhe do të dalë së shpejti në treg.