Adobe lançon një model të ri të gjenerimit të imazheve

Teknologjitë e gjenerimit të imazheve nga firmat si Midjourney dhe Stable Diffision kanë kërcënuar bazën e përdoruesve të kreativëve profesionalë të Adobe të cilët përdorin mjete si Photoshop.

Ditën e Marte Adobe lançoi një teknologji të re të gjenerimit të imazheve që mund të inspirohet nga një imazh i ngarkuar dhe ti përshtatet stilit të tij në përpjekje për të konkurruar me startupet që po kërcënojnë biznesin e saj.

Teknologjitë e gjenerimit të imazheve nga firmat si Midjourney dhe Stable Diffusion kanë kërcënuar bazën e përdoruesve të kreativëve profesionalë të Adobe të cilët përdorin mjete si Photoshop.

Kompania u përgjigj në mënyrë agresive duke zhvilluar versionin e tij të teknologjisë dhe injektuar atë në softuerët e saj.

Adobe siguron konsumatorët se imazhet e gjeneruara do të jenë të sigurta nga paditë ligjore për shkelje të drejtash autori, dhe se mjetet e saj Firefly janë përdorur për të gjeneruar 3 miliardë imazhe ndërsa vetëm muajin e kaluar janë gjeneruar 1 miliardë.

Gjenerata e re e mjeteve prezantuar ditën e Marte do të ketë një funksionalitet quajtur “Generative Match.” Njëlloj si mjeti i kaluar i Adobe, përdoruesit mund të gjenerojnë imazhe sipas dëshirës duke shkruar kërkesën me tekst. Por gjithashtu ju jep mundësi përdoruesve të ngarkojnë 10 deri në 20 imazhe për ti përdorur si bazë për gjenerimin e imazheve.

Po ditën e djeshme kompania lançoi mjetet që gjenerojnë vektorë të cilëve mund tu ndryshohen madhësitë dhe të përdoren kryesisht për logo apo etiketa produktesh. Adobe gjithashtu do të ofrojë mjete për gjenerimin e modeleve për broshura dhe punime të ngjashme.