Aksident i rëndë në Ferizaj, humb jetën një 20 vjeçare

Një vajzë 20 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Ferizaj, më saktësisht në Greme.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur pasi shoferja ka humbur kontrollin në veturë, është goditur në një murë.

“Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësja e veturës Opel Vectra me targa lokale ( A.C. f/sh/k , 20 vjeçare) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin dhe godet një mur, me ç’rast njena nga pasagjeret (E.M. 20 vjeçare) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishte ndërruar jetë,ndërsa ngasësja e veturës dhe dy pasagjeret tjera kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Të lënduarave tjera u ëdhë dhënë ndihma mjekësore, kurse ngasësja e veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Të lënduarave, fillimisht u është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt,ku ngasësja është trajtuar në këtë ent shëndetësor, ndërsa dy pasagjeret tjera janë dërguar në QKUK Prishtinë, kurse trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Pas trajtimit mjekësor,ngasësja e veturës me urdhër të Prokurorit të Shtetit,dërgohet në mbajte për 48 orë. Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor”, përfundon komunikata.

Policia vazhdimisht ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes.